E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA E PLOTE/ Bojaxhi: Qeverisja e PD? Tetë vjet të humbura për shqiptarët

Share

Gjergj Bojaxhi, i përfolur së fundmi si pjesë e Aleancës Kuq e Zi, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për revistën Java. Në këtë intervistë, Bojaxhi ka sulmuar ashpër qeverisjen e PD duke thënë se ishin tetë vite të humbura për shqiptarët. Ai thotë se ajo që u quajt fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës. Bojaxhi thotë se LSI është një parti e përbuzur nga gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare. Sipas tij, PD është kthyer në një parti rurale, një lloj agjencie punësimi. Sipas tij, edhe të ardhurit e KOP-it nuk kanë futur një frymë të re brenda, por kanë mësuar melodinë e vjetër.

Zoti Bojaxhi, jeni shprehur së fundi në media në lidhje me disa vërejtje e kritika ndaj mënyrës sesi po qeveriset vendi nga maxhoranca aktuale. Keni deklaruar se është shkelur kontrata që PD lidhi me zgjedhësit në vitin 2005. A mund ta zhvilloni më në detaje këtë ide? Cilat janë devijimet kryesore në kursin qeverisës?

Nuk mendoj se ja vlen te flasesh per disa devijime per te qene kritike ndaj koalicionit qeveritar. Mjafton te marresh elementin e korrupsionit, aktiv apo pasiv, i cili eshte futur pothuajse ne cdo qelize te struktures shteterore per te kuptuar devijimin nga premtimet e vitit 2005. Sigurisht qe elementi i korrupsionit eshte fija, e cila i lidh te gjithe sektoret e ndryshem dhe pavaresisht faktit se sa reforma sektoriale pretendojme te bejme keto nuk mbeten vecse zgjidhje te perkohshme teknike te cilat eventualisht deshtojne pasi mesazhet qe merret nga veprimet e elites politike jane te kunderta nga fjalet e bukura qe kane mesuar kaq mire ti thone. Shkurtimisht fryma e duarve te pastra dhe e nje morali te ri ne politike ka deshtuar ne menyre marramendese. Sidoqofte te mos genjejme veten, duhet ta themi qe kjo eshte edhe nje deshtim per shoqerine shqiptare, jo vetem per nje parti, dhe 8 vjet te humbura kot per sa i perket thelbit te problematikes me te cilen eshte perballur shoqeria shqiptare ne keto vite tranzicioni pa fund. Fshehja pas vendimit te gjykates per ceshtjen e pergjimit Meta-Prifti eshte shembulli me kuptimplote i deshtimit te frymes se duarve te pastra dhe vendosjes se nje morali te ri ne politike.

Emri juaj është lidhur së fundi me dy formacione të pritshme politike që po lindin, nga njëra anë partia e re e presidentit Topi dhe ajo e zotit Spahiu. Përtej faktit nëse do të aderoni në njërin prej këtyre siglave të reja, si e shihni ju këtë fermetim që po ndodh në radhët e maxhorancës në javët e fundit?

E shoh si nje fenomen normal ne kushtet e mungeses se nje kulture diskutimi te brendshem institucional brenda partise, e cila nqs do te ekzitonte do te conte rrjedhimisht drejt nje reflektimi. Per ta pare si nje fenomen me te gjere ne politiken shqiptare per aq kohe sa sistemi politik mbetet ne formen e nje duopoli dhe dy partite qe e perbejne kete duopol nuk kane kulturen institucionale per te debatuar dhe reflektuar ne kohe reale rrjedhimisht fermentime te tilla cojne ne krijimin e formacioneve te reja. Fakti qe kjo po riperseritet ne fund te mandatit te dyte te PD, sic i ndodhi edhe PS ne mandatin e dyte, perforcon ate qe thashe me siper: kemi humbur 8 vjet kot qe asnje nga keto parti nuk ja kthen dot qytetareve te ketij vendi.

Sa e mundshme është që PD të pësojë një frakturë të ngjashme me atë të PS në vitin 2004, kur u formua LSI?

Nuk mendoj se ja vlen te diskutojme akoma nese do te kete frakture apo jo pasi fakti qe nje deputet tashme e ka deklaruar shkeputjen dhe nismen per krijimin e nje formacioni te ri politik e verteton kete gje. Thellesia apo madhesia e fraktures eshte pikpyetja qe mbetet pa nje pergjigje per momentin. Sidoqofte shoh edhe nje element tjeter te rendesishem nga krahasimi i bere ne pyetjen tuaj. A ka nevoje shqiperia per nje LSI nga e djathta?  Nje parti shpk e perbuzur pothuajse nga te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare, madje edhe nga shumica derrmuese e militanteve demokrate, eshte nje model i gabuar dhe tashme i faktuar si i tille te cilin votuesit jo vetem qe nuk duhet ta perserisin, por edhe ta fshijne perfundimisht nga skena politike.

Një deputet i maxhorancës, Selami Xhepa, por edhe Mark Marku, kanë nënvizuar se ka mungesë lirie dhe demokracie te brendshme në Partinë Demokratike. Sa e keni ndjerë ju personalisht, si përfaqësues politik e anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, këtë fenomen?

Sigurisht qe ka nje mungese te tille, por kjo nuk vjen per faktin se ne rregulloren/statutin e partise ka pengesa per te pasur diskutime te hapura, por per faktin se historia e partise qartazi te meson se kush ka mendime apo deshira per parime te tilla spostohet menjane pasi ne mos sot, neser do na hape probleme. Pas nje seleksionimi rigoroz per me shume se 20 vjet eshte normale qe gjithmone e me shume mbeten dhe forcohen ata te cilet keto parime i konsiderojne te bezdisshme.

Ka një vërejtje, e cila duket se përmbledh jo pak zëra brenda forumeve drejtuese të PD, në lidhje me ndryshimet ne qeveri. Ju keni qenë një funksionar me përvojë i kabineteve qeveritare pas vitit 2005. Si e gjykoni performancën e qeverisë aktuale?

Mendoj se ne kete pike ku ndodhemi shumica e atyre te cilet brenda PD-se shprehen ne kete menyre nuk jane te interesuar per permirësuar imazhin e PDse por per te zene vete nje karrige. Sic e permenda me siper e kemi kaluar fazen ku ndryshimi i nje ministri me nje tjeter do te sillte permiresime ne qeverisje. Nje demokrat i vertete eshte dikush qe pas berjes publike te aferes Prifti-Meta te kerkonte largimin e LSI nga koalicioni pavaresisht pasojave qe mund te sillte.

Një tjetër ide mjaft e debatuar këto ditë është ajo e ndryshimit të elitave politike djathtas dhe majtas. A i bashkoheni ju me tezën se pas dy dekadash, pjesa dërrmuese e klasës politike ndodhet e ezauruar dhe e konsumuar përballë shqiptarëve?

Une kam vite qe e kam te kristalizuar mendimin se kjo elite politike ka deshtuar ne menyre spektakulare ne drejtimin e Shqiperise dhe sigurisht do e mbeshtesja nje ndryshim edhe rrenjesor po te linde nevoja. Por te jemi te kujdesshem dhe te mos e marrim te mireqene qe nje ndryshim i kesaj elite me figura te reja do te sjelle automatikisht nje ndryshim cilesor real ne manaxhimin e vendit. Mund ta themi me plot gojen se shume prej figurave te reja te prezantuara nga PD kryesisht ndermjet KOP-it ne vend qe te fusnin nje fryme progresive ne parti, e kane mesuar melodine e vjeter me mire se te vjetrit. Thjesht dua te them se nqs votuesit shqiptare nuk imponojne nje tjeter sistem seleksionimi mbi eliten politike nuk do shohim politike te re, por vetem fytyra te reja.

A do të qëndroni më në Partinë Demokratike?

Kam qene ne vitin e 3 tek gjimnazi Petro Nini Luarasi kur filluar demonstratat e studenteve ne vitin 90te. Mbas demostrates se pare kam qene pothuajse cdo dite ne Qytetin Studenti ku ndiqja mbledhjet ne Sheshi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›