Zela shpalos platformën: Fitorja nis nga Tirana. I angazhuar për bashkim
TIRANE- Ilir Zela, kandidati për kreun e PS-së për Tiranën ka deklaruar se në kuadër të objektivit madhor të fitores së zgjedhjeve synimi i tij është bashkimi.
Arsyeja e kandidimit tim në këtë garë lidhet me propozimin e shumë prej jush dhe falënderoj të gjithë për mbështetjen. Unë theksoj rëndësinë që ka PS-ja për ti paraprirë fitores sonë në të gjithë Shqipërinë sepse fitorja fillon nga Tirana. Unë garantoj se do kontribuoj me gjithë sa mundem për fitoren e PS- ka thënë Zela.
Ai ka bërë një pasqyrë të origjinës së tij, nga Bicaj i Kukësit, duke theksuar se ndodhet në mes të rrugës dhe plot energji për kontribut në PS.
Tirana sot bashkon njerëz nga gjithë Shqipëria. Tirana është sot simbol bashkimi. Ideja qendrore e platformës sime është bashkimi i gjithë socialistëve, në funksion të fitores, bashkimi për ti dhënë kryeqytetasve garancitë e plota se PS është e do të jetë në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Realizimi sa më parë i rotacionit dhe fitorja në zgjedhje është instrumenti ynë, të punojmë njësoj për të gjithë e me të gjithë, objektivi kryesor është fitorja e PS ndaj jam i angazhuar për ti bashkuar të gjithë, mbështes PS në këtë sfidë nga e cila kemi përgjegjësinë të dalim fitimtarë- tha Zela.