Deklaratat e PS-së, Basha: Do jem i pranishëm në seancën dëgjimore
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste Asllan Dogjani lidhur me paraqitjen në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat Ministri i Brendshëm Basha ka theksuar se ai është në komunikim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të axhendës institucionale me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe ka rënë dakort me këtë të fundit që seanca dëgjimore me anëtarët e këtij komisioni të zhvillohet në datën 20 Korrik 2010.