E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tentohet të grabitet arka e OSSH-së, plagoset arkëtarja

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një nga arkat e pagimit të faturës së energjisë elektrike në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Shkollës së Baletit, ku një person ka hyrë i armatosur në një nga arkat e OSSH-së dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar arkëtares t'i jepte paratë.
Pasi ka hasur në kundërshtimin e arkëtares autori ka qëlluar me armë arkëtaren Vjolla Stefa 58-vjeç duke e plagosur këtë të fundit.
Sipas informacioneve të para autori i ngjarjes është një i ri rreth 25 -30 vjeç i cili pasi ka plagosur arkëtaren është larguar menjëherë ngavendngjarja. Menjëherë 58-vjeçarja është dërguar në spitalin Ushtarak ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›