E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Kapet heroinë,pranga 4 shqiptarëve

Katër shqiptarë janë vënë në pranga në Itali nën akuzën për trafik droge. Operacioni i policisë është realizuar në Bolonja, ku është bërë i mundur sekuestrimi i 30 kilogramë heroinë.
Sasia e drogës do të dërgohej në veri dhe fshihej nga trafikantët nën tokë, në brendësi të kazanëve plastikë.
Heroina e kapur kishte një vlerë prej mbi 2 milionë euro nëse shitej me pakicë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›