E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Rexhepit dhe vërtetësia e lajmit

“Kosova nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash”. Ka qënë kjo deklaratë e dhënë nga ministri Bajram Rexhepi, i cili vijon të befasojë. Në takimin ku ishin të pranishëm kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian, Kjartan Bjornsson dhe një pjesë e kryetarëve të komunave, ministri Rexhepi dha këtë deklaratë.

Më tej ai u shpreh se dialogu dhe udhërrëfyesi për vizat janë një çështje, ndërsa liberalizimi i vizave është një çështje në vete dhe e ndarë. Sipas tij, vetëm pas nisjes së dialogut për viza dhe marrjes së udhërrëfyesit do të nis liberalizimi i vizave. Këto deklarata janë mbështetur edhe nga ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-se.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›