Kosovë, 76 shtete kanë njohur pavarësinë

Nga fundi i vitit 2009 dhe fillimi i vitit 2010, mungesa e njohjeve të shtetit të Kosovës, vlerësohej me faktin se shtetet ishin në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë.
Sipas ish-ministrit, Skënder Hyseni, njohjet do të lulëzonin pas 22 korrikut 2010. Por, 1 vit pas lajmit më të mirë pas pavarësisë dhe legjitimimit të saj, Kosova ka marrë vetëm shtatë njohje.
Gati 2 muaj pas vendimit,Hondurasi e njohu Kosovën në datën 3 shtator 2010, Kiribati në muajin tetor, Tuvali në muajin nëntor, Katari e Guinea-Bissau në muajin janar, Omani në muajin shkurt dhe së fundi më 8 qershor Andorra.
Në total, 76 shtete kanë njohur Kosovën për 3 vite e gjysëm të pavarësisë.