Deklaratat e X-it, EULEX: Janë të papranueshme

Fatmir Limaj
TIRANE- Trupi gjykues në rastin “Kleçka” ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, janë të papranueshme. Kështu thuhej në një deklaratë të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Deputeti Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si “rasti Kleçka” .
“Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas. Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale, dhe për këtë arsye dëshmia e Agim Zogajt është e papranueshme”, thuhet në komunikatë.
“Ekipeve të prokurorisë dhe të mbrojtjes u është kërkuar që ti paraqesin deklaratat e tyre përfundimtare përpara se të nxiret aktgjykimi për këtë rast”.