E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi qe sot parti

E merkure 21 Mars 2012 1746 Aleanca Kuq e ZiRegjistrohet ne gjykate partia e 116-te e drejtuar nga Kreshnik Spahiu. Aleanca Kuq e Zi ka marre sot formen zyrtare si formacion politik duke u regjistruar ne mesdite nga gjyqtari Arben Mullai pasi kjo e fundit ka dorezuar 3700 firma statusin dhe programin e saj. Partia do te drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri ne kongresin e pare te saj qe do te zhvillohet ne maj. Kjo nuk eshte partia e pare qe po merr jete keto kohet e fundit. Tashme eshte bere ne mode qe ne prag periudhash zgjedhore te shtohet numri i forcave politike qe aderojne te jene pjese e garave zgjedhore. Vetem ne javet e fundit eshte paralajmeruar krijimi i disa partive te reja qe pritet ti drejtohen dyerve te gjykates per regjistrim nje prej te cilave edhe ajo qe do te formesohet nga presidenti Bamir Topi. Ndersa stina e krijimit te partive te reja tashme ka shperthyer. Ne 25 shkurt komuniteti Arumuno Vlleh ne Shqiperi shpalli krijimin e partise se re Aleanca per Barazi dhe Drejtesi Evropiane. Me 10 mars shpalli krijimin Partia Shqiptare Atdheu qe drejtohet nga nje prej ish-drejtuesve te komunitetit mysliman Kreshnik Osmani.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›