Maqedoni, opozita kundër Ditës së Flamurit

Parlamenti i Maqedonisë
Opozita në Maqedoni ka kundër festimit të 100-vjetorit të Ditës së Flamurit të kombit shqiptar. Partia më e madhe opozitare, LSDM, ka mbajtur qëndrimin se nuk mund të jepen para nga buxheti i shtetit për një ditë të tillë kur në Kosovë dhe Shqipëri digjet flamuri i Maqedonisë.
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi akuzoi opozitën për qëndrim elektoral pasi Shqipëria është i pari shtet që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë.
Shteti shqiptar në asnjë rast është paraqitur si sulmues. Shqipëria është shteti i parë që e ka pranuar pavarësinë e Maqedonisë. Prandaj vlerësoj se qëndrimi juaj është për politika ditore, është shprehur Xhaferrri.
Pas diskutimeve, komisionit parlamentar i kulturës ka hedhur poshtë kërkesën e LSDM-së që kërkonte që festimet e 100-vjetorit të flamurit shqiptar të mos mbuloheshin nga buxheti. /F.S/