E Hënë, 2 Nëntor 2026

KLD shpall vendet vakante në 16 Gjykata të vendit

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpall 16 vende vakante për pozicionin drejtues në gjykatat e disa rretheve. Shpallja u bë gjatë mbledhjes së ditës së sotme, ku u diskutuan edhe çështje të tjera.

Vendet vakante për pozicionin drejtues në gjykatat në vijim:

1) Gjykatën e Apelit Durrës;

2) Gjykatën e Apelit Gjirokastër;

3) Gjykatën e Apelit Korçë;

4) Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda;

5) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;

6) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

7) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;

8) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë;

9) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;

10) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë;

11) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat;

12) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec;

13) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;

14) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;

15) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë;

16) Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka realizuar sot procedurën e hedhjes së shortit për delegimet e gjyqtarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve nga një gjykatë në tjetrën, sipas kërkesave të parashtruara në Këshill nga Kryetarët e gjykatave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›