E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga paraburgimi Fatmir Limaj

Fatmir Limaj

Ish-ministri kosovar Famir Limaj është liruar nga masa e paraburgimit. Gjykatësi kryesues në rastin “Kleçka” ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi. Urdhri i Gjykatës vjen pasi deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, të rastit Kleçka janë të papranueshme.

“Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale dhe për këtë arsye dëshmia e Agim Zogajt është e papranueshme”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Nën hetim për këtë çështje ishin deputeti Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›