E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi rigjen golin

 

Hamdi Salihi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare që luan te Riedi është rikthyer te goli dhe ka ndihmuar ekipin e tij që të fitonte 4-1 përballë Shturm Gracit. Bomberi shqiptar ka dyfishuar rezultatin në minutën e 28-të të ndeshjes duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së tij, e cila në pjesën e dytë të lojës shënoi edhe dy herë të tjera. Salihi u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë gjatë gjithë kohës një problem për mbrojtjen kundërshtare. Sulmuesi shqiptar është vlerësuar pozitivisht nga media austriake, ndërsa fansat e Riedit shpresojnë që ai të mos ndalet më. Ky ishte goli i tretë për shkodranin këtë sezon. Ai i ka vënë synim vetes që të kalojë shifrën e sezonit të kaluar (12 gola në kampionat) dhe pas një ndalese prej katër javësh, Salihi shpreson që të shënojë vazhdimisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›