Merkato e verës
Hyka
Mesfushori është padyshim lëvizja më e bujshme në radhët e lojtarëve të Kombëtares për merkaton verore e cila u mbyll dje. Mesfushori u transferua te Mainc 05 në Bundesligën 2 për një shifër totale prej 3.5 milionë eurosh.
Duro
Mesfushori tjetër i përfaqësueses u transferua nga skuadra e Tiranës drejt qipriotëve të Omonia Nikosias me të cilën ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.
Hidi
Portieri i Kombëtares nënshkroi për qipriotët e Alki Larnakës një kontratë dy vjeçare.
Berisha
Besart Berisha u transferua në formë huazimi deri në muajin dhjetor nga anglezët e Bërnleit te norvegjezët e Rozemborgut.
Bogdani
U fol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm të bomberit nga Kievo dhe për të u interesuan shumë skuadra, por në fund qëndroi te skuadra veroneze. Ai u kërkua nga Lacio, Siena, QPR, Torino dhe Ipsuiç Toun, por lojtari vendosi të qëndronte te Kievo.
Bulku
Ervin Bulku dhe Dorian Bylykbashi do të transferohen në muajin janar të vitit 2009 te skuadra e Dniepro Petrovskit, pasi kanë nënshkruar tashmë për këtë klub.
Sukaj
Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika, të dy pjesë e përfaqësueses U-21 u transferuan në Turqi përkatësisht te Gençelbirligi dhe Haxhetepe.
Cana
Për të shfaqën interes shumë klube, por edhe këtë sezon do të luajë me Marsejën. U fol edhe për largime të mundshme të Dallkut, Currit, Salihit, Vangjelit dhe Bakajt gjatë kësaj merkato vere, por asnjë prej këtyre lojtarëve nuk ndryshoi ekip.