E zë korrenti, vdes punëtori 13-vjeçar
DURRES – Një i mitur ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës në Durrës për shkak të një kontakti me rrymën elektrike. Burime policore të qytetit bregdetar bënë të ditur vdekjen e Xh.A., 13 vjeç. Sipas burimeve, i mituri ishte punonjës i një lavazhi në zonën e plazhit dhe ka qenë duke punuar kur ka prekur në një kabllo elektrik të zhveshur. Kontakti me rrymën ka rezultuar fatal për të, pasi i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme. Në vendngjarja kanë shkuar forca policie, të cilat pas këqyrjes së vendit, kanë dalë në përfundimin se në lavazh nuk zbatoheshin rregullat e sigurimit teknik. Mësohet se prej tyre është pronari i lavazhit, Ramazan Baka, nën akuzën e “moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik”. o.u