E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarate e Zëdhënëses së Kryeministrit

Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare përshëndesin lëshimin e pasaportave nga qeveria e Republikës së Kosovës, si një hap tjetër të rëndësishëm të ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në mbështetje të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës dhe forcimin e pavarësisë së tij.

Pasaportat e reja të lëshuara nga qeveria e Republikës së Kosovës janë dokumente që rrisin shkallën e sigurisë në Republikën e Kosovës, si dhe një ndihmë dhe mbështetje e rëndësishme për rritjen e sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›