E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ADMINISTRIMIN E QENDRËS HISTORIKE DHE TË ZONËS SË MBROJTUR, NË QYTETIN E SHKODRËS”

V E N D I M
 

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ADMINISTRIMIN E QENDRËS HISTORIKE DHE TË ZONËS SË MBROJTUR, NË QYTETIN E SHKODRËS”

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 Miratimin e rregullores “Për administrimin e qendrës historike dhe të zonës së mbrojtur, në qytetin e Shkodrës”, sipas tekstit dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›