E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë e Zëdhënëses së Kryeministrit, zonja Juela Meçani

Në 3 Maj, Ditën Botërore të Gazetarëve, Kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha shfrytëzon rastin për t’ju përcjellë të gjithë gazetarëve shqiptarë urimet e tij më të mira dhe për t’i garantuar ata se qeveria shqiptare është dhe do të mbetet tërësisht e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive të mendimit dhe të shprehjes si liri themelore për një komb dhe një shoqëri.

Këto 4 vite ishin vitet e dimensionit më të lartë të lirisë së mendimit në Shqipëri, vite në të cilat asnjë gazetar nuk u ndoq dhe nuk u penalizua për botime apo shkrime dhe nuk u përball me asnjë presion të qeverisë për politikat e tij editoriale.

Por përsëri liria e mendimit në Shqipëri përballet me problemet e veta serioze, në mënyrë të vecantë me presionin e interesave të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike, të cilat së bashku me ju do të mundet t’u japim përgjigje ligjore në përmasa më të mëdha në të ardhmen.
03/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›