E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me gratë në Patos: Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh kudo.

    Në turin e saj bashkë me gratë për Shqipërinë që po ndryshon, kësaj rradhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u ndal në Patos ku ndër të tjera tha:   Unë kam takuar edhe gra që janë të vetme, edhe gra që kanë burrat në emigracion, edhe gra që rrisin jetimë. Unë dua tu them atyre: Jozefina Topalli do të jetë mbështetësja juaj. Unë do ti them nënave që dua të jem avokatja e tyre. Unë do ti them nënave që drejtojnë të vetme familjen, unë do të jem avokatja juaj. Ne do tju mbështesim, do të rrisim ndihmën dhe asistencën sociale. Do të rrisim ndihmën shtetërore, rrogat, pensionet. Prapë do të rrisim pensionet në fshat, në qytet.   Dhe ju e keni parë se ne dimë të mbajmë fjalën. Shqipëria po ndryshon. E lexoj edhe këtu, por nuk e lexoj thjesht në kartonat që mbajnë djemtë dhe vajzat në këtë shesh. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh te 1 012 shkolla të ndërtuara dhe rindërtuara. Shqipërinë që po ndryshon unë e shon te rrugërt pa baltë, pa gropa. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh te dyfishimi i numrit të studentëve, te rritja ekonomike, te Shqipëria në NATO. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh kur hyri MSA-ja në fuqi. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh sot, unë e shoh kur Kryeministri Berisha do të dorëzojë kërkesën që të bëjë të mundur që Shqipëria të jetë kandidate potenciale për anëtare në BE.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›