E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi

Kryeministri Berisha ishte sot në Roskovec pranë familjes së deputetit të ndjerë  të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, i cili humbi jetën mbrëmë pas një akti kriminal.

Pasi ngushëlloi familjen Kryeministri u shpreh për mediat:

“Ky akt i shëmtuar kriminal ka shokuar jo vetëm familjen e deputetit Xhindi, familjarët e tij, bashkëqytetarët e tij, kolegët e tij deputet por, të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët. Fatmir Xhindi është deputet në tre legjislatura dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës shumë të rëndësishme që i kanë besuar qytetarët e Roskovecit.  

Unë erdha për tí shprehur ngushëllimet familjes si dhe për të siguruar se kjo qeveri do të bëj çdo gjë për të gjetur dorën e zezë të krimit, autorin apo autorët, të cilët qëlluan prapa shpine dhe ekzekutuan deputetin Fatmir Xhindi, në pragun e derës së shtëpisë së tij.

Ne nuk do të lëmë pistë hetimi, do të mobilizojmë të gjitha llojet e mjeteve në mënyrë që të kapim sa më shpejtë autorin apo autorët e këtij krimi të shëmtuar.

Edhe një herë, jam këtu për t’u shprehur ngushëllimet qytetarëve të Roskovecit, familjes dhe miqve, të afërmve të deputetit Xhindi.”
03/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›