Deputeti Fatmir Xhindi vritet pranë banesës së tij në Roskovec, Fier. Kryetarja e Kuvendit:"Ngjarje kriminale, jashtëzakonisht e rëndë që ka goditur Kuvendin e Shqipërisë."
Mbrëmë pranë banesës së tij në Roskovec, Fier, u vra deputeti I PS Fatmir Xhindi. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Kryetarja e Kuvendit u nis në vendngjarje.
Kryetarja e Kuvendit tha se kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, ka goditur të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se autori i aktit kriminal do të marrë dënimin më të rëndë.
Kjo është një ngjarje kriminale e shëmtuar, jashtëzakonisht e rëndë ka goditur deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, na ka goditur të gjithë neve.
Të gjithë jemi të tronditur për humbjen e deputetit, kolegut që kemi punuar 12 vite , një kontribut që unë e vlerësoj jashtëzakonisht.
Unë shfrytëzoj rastin dhe një herë të shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, timin personal, familjes, miqve, kolegëve të afërmve të dashur për humbjen e kolegut, me të cilin kemi punuar prej kaq vitesh.
Në të njëjtën kohë jap mbështetjen maksimale policisë dhe gjithë institucionet në kërkim të kriminelit.
Unë jam, e sigurt që institucionet do e dënojnë me dënimin më të ashpër. Doja tu thoja të gjithë gazetarëve që në këto momente kaq të rënda të mbështesim të gjithë bashkë, institucionet e shtetit.
Nuk është moment abuzimi dhe duke i mbështetur ato, bëjmë të mundur që të jepet dënimi që I përket vrasësit, kriminelit, që ka goditur Parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm deputetin Fatmir Xhindi.
Na ka goditur të gjithëve unë jam e sigurt që krimineli do marrë dënimin më të ashpër."
Jetëshkrimi i deputetit Fatmir Xhindi. Të dhëna vetjake
Datëlindja: 1.4.1960
Vendlindja: Fier
Edukimi:
Universiteti "Eqerem Çabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokastër 1986.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik 2003.
Master për Shkencat Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë 2005.
Veprimtaria profesionale:
1986-1989: mësues historie në Vlosh, Fier; drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kurjan, Fier.
Veprimtaria politike:
2005: deputet i PS-së.
1991: anëtar i PSSH-së.
1989-1991: kryetar i Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier.
1992-1996: kryetar i Komunës Kurjan, Fier.
1996 e vazhdim: anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier; anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier; anëtar i Komisionit për Pushtetin Vendor pranë KPD-së të PS-së.
Komisioni hetimor "Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave", anëtar.
Zgjedhur në:
Legjislatura: XVII
Zona zgjedhore: 68
Qarku: Fier
Nr. i votave: 6708
Përqindja: 45%
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PSSH
Komisioni parlamentar: Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin,