Deklaratë e zëdhënëses së Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të këshillave vendorë në Afganistan, si një arritje e madhe e popullit mik afgan, si një fitore e përpjekjeve të tij për të ndërtuar demokracinë bazuar në shtetin ligjor. Këto zgjedhje ishin gjithashtu dëshmi e vendosmërisë së kombit afgan, si dhe e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, për konsolidimin e demokracisë në Afganistan.
21/08/2009