E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit e pranishme në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Qafë-Valmirit

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në Rrëshen, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me rastin e 60-vjetorit të masakrës së 17 gushtit të vitit 1949, e njohur si Masakra e Qafë-Valmirit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe deputetët e qarkut të Mirditës, zoti Edi Paloka dhe zoti Mark Marku, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të shoqatave dhe të institutit të të përndjekurve politikë, e të tjerë.   Kryetarja Topalli shprehu repsektin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë burrat e gratë e Mirditës të cilët u vranë nga regjimi komunist për shkak të vendosmërisë së tyre në besimin tek liria.
Unë gjithmonë kam vlerësuar një edukatë të fortë, një vlerë të madhe: forcën për të falur. Është gjëja më e madhe. I fortë dhe me kurajo është ai që fal dhe që smendon kurrë për diçka tjetër dhe ju e keni bërë këtë më shumë se gjithkush tjetër me një fisnikëri të paparë, me një forcë dhe kurajo të jashtëzakonshme. Kjo është gjëja më e mirë, tha zonja Topalli.   Të pranishmit përkujtuan viktimat e masakrës së Qafë-Valmirit, e cila njihet si një nga masakrat më të përgjakshme të regjimit komunist.   Ceremonia vijoi para memorialit në nderim të viktimave të 17 gushtit 1949, i punuar nga skulptori i ri Kelvin Pjetri.   (Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli pranë memorialit të viktimave të masakrës së 17 gushtit 1949 në Qafë-Valmir)      
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›