Deklaratë për shtyp e Kryeministrit Berisha në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel
Kryeministri Berisha po ndjek me shumë interes vijimet pozitive të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel dhe mirëpret arritjen e marrëveshjes.
Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin. Ajo i hap rrugën proceseve të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe shpejton integrimin europian të tyre.
18/04/2013