E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i Muçmatës në ILDKP

Kandidati i presidentit per anëtar te Gjykates se Larte, Vexhi Mucmata, rezultan si me “i pasuri”, ne deklarimet e bere per pasurine gjate vitit 2009, ne ILDKP. Ne deklaraten e z. Mucmata, te dt 31.3 2010,rezulton se te ardhurat e tij si prokuror i Tiranes, bashkëshortes notere,vajzes, djalit,por edhe fitimet si aksioner ne Shoqerine “Albsig” dhe “Kastrati”, jane rreth 11 milion e 514 mije e 773 leke (te reja). Gjithashtu, ish prokurori i Tiranes, Mucmata rezulton aksioner ne shoqerine “ALBSIG” dhe shoqerine “Kastrati”,nga ndarja e dividentit te te cilave ka perfitura rreth 5 milion e 827 mije leke te reja, po ashtu ai ka përfituar edhe 3 mije Euro, nga dhenia me qera e nje lokali.

Por, krahas te ardhurave z. Vexhi Mucmata, ka edhe 110 mije Euro detyrime, ndersa shumen prej 18 milion e 685 mije lekesh e ka investuar per blerjen e kapitalit ne shoqerine aksionere “Kastrati” dhe shtim te kapitalit prane deges se “Albsig”. ILDKP ka bere publike edhe deklaraten e kandidatit per antar te Gjykates se Larte, Medi Bici, si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda. Te ardhurat e tij dhe te djalit per vitin 2009, ishin 1 milion e 392 mije leke, ndersa detyrimet qe kishte ndaj te 3-teve, 3 mije e 700 Euro.

Kandidati i 3 per antar te Gjykates se Larte, Sokol Como, rezulton se deklaraten e fundit ne ILDKP e ka ne vitin 2008, pasi ne kete periudhe mbante detyren e anetarit te KLD. Te ardhurat gjate periudhes ishin 6 milion e 299 mije e 603 leke, ndersa shpenzimet ishin 285 mije e 600 leke. Nga tre deklaratat e pasurise se 3 kandidaturave te Presidentit per Gjykaten e Larte, ish prokurori Mucmata, rezulton me te ardhurat me te larta,por edhe me shume shpenzime.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›