E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Berisha gënjen me pensionet

Deputetja Mimi Kodheli, akuzoi serish kryeministrit se po mashtron shqiptaret me rritjen e pensioneve dhe te pagave. Sipas saj, keto shtesa nuk arrijne te mbulojne as rritjen e cmimeve dhe as inflacionin.

"Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se rritja e pensioneve është një tjetër gënjeshtër mediatike e Kryeministrit që synon t’u hedhë hi syve. çdo shqiptar mund t’i thotë Berishës sesa janë rritur faturat e ujit e dritave këtë vit. Nominalisht, energjia elektrike është rritur me 13 % ndërsa uji me 26%, kjo duke përdorur shifrat zyrtare, pasi realiteti shpesh është shumë më i kushtueshëm për familjet shqiptare. E përkthyer në lekë, që prej janarit të këtij viti, vetëm këto dy fatura janë rritur mesatarisht me 3,000 lekë të reja në muaj. Pra, rritja prej 400-600 lekë në muaj, jo vetëm që nuk mbulon as rritjen e faturave të energjisë e ujit, por i ngarkon të gjithë pensionistët me 2,400 lekë më tepër shpenzime mujore. Ky është realiteti i rritjes së pensioneve dhe i “mrekullive” ekonomike të kësaj qeverie", deklaroi Mimi Kodheli, deputete e PS.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›