Masakra e Tivarit PD fakte per perfshirjen e krereve te shtetit
Komisioni hetimor parlamentar per Masakren e Tivarit ka zbardhur disa fakte tronditese te perfshirjes se krereve me te larte te shtetit ne ngjarjen makabre te afro 60 viteve me pare. Implikimi i tyre sipas anetareve te ketij komisioni faktohet nga korrespondenca qe kane pasur drejtuesit e shtetit shqiptar e zbuluar ne dosjet e Arkivit Qendror te Shtetit.
Te rejat me te fundit na bejne te kuptojme pergjegjesine e madhe politike te krereve te shtetit te asaj kohe dhe urdhrat e dala. Behet fjale per nje radiogram te vete Enver Hoxhes qe fliste per nje rikthim te te arratisurve prane divizioneve partizane jugosllave. Pergjegjesi direkte bie dhe mbi Haxhi Lleshin apo Aline qe i ka shkruar Enverit per tu vene ne dijeni te te arratisurve - tha Mesila Doda.
Dokumentet e zbuluara sipas komisionit hetimor faktojne se Ramiz Alia ka qene ne dijeni te masakres. Alia e ka nisur karrieren e tij politike si nje vrases dhe po e perfundon si nje genjeshtar. Ai ka qene ne dijeni te te gjithe ngjarjes - deklaroi znj. Doda. Komisioni po punon aktualisht vetem me anetare te mazhorances pasi socialistet kane refuzuar te marrin pjese ne te.
Socialistet e rinj duhet te tregojne qe jane larg komunisteve te vjeter shpresoj qe shume prej tyre te mund ta bejne kete hap per te zbardhur njehere e pergjithmone te vertetat e shqiptareve - u shpreh deputetja e PD-se.
I ngritur me nje afat kohor 1-vjecar komisioni hetimor per Masakren e Tivarit pritet te hedhe drite mbi ekzekutimin makaber te afro 5000 burrave ne territorin e ish-Jugosllavise. Pas mbledhjes se dokumenteve zyrtare per ngjarjen komisioni do te therrase edhe deshmitare te kesaj ngjarjeje.