E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Do ti gjeme 84 vota per Gjykaten Administrative

Zv. Kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta fajesoi dje opoziten si shkaktare te ngercit politik qe po kalon Shqiperia. Ne nje deklarate per median Meta ftoi Partine Socialiste qe te mos mbetet peng i lojerave te vogla por te jete pjese e reformave te medha. Ne fillim te javes se ardhshme do te behet analiza e nje viti bashkeqeverisje me Partine Demokratike tjera se objektiv mbetet jo vetem levizja e lire e shqiptareve por edhe arritja e standardeve - tha Meta. Ai theksoi se ligji per Gjykaten Administrative do te votohet se shpejti ne Parlament pasi behet fjale per nje gjykate qe mbron biznesin nga vendimet dhe sjelljet arbitrare. Une jam i bindur se do te jete e afert dita kur Parlamenti shqiptar do ta votoje ligjin per Gjykaten Administrative sepse kjo nuk eshte nje gjykate ne sherbim te shtetit. Perkundrazi kjo eshte nje gjykate qe mbron biznesin nga qeveria nga bashkia dhe nga cdo institucion tjeter qe mund te sillet ne menyre arbitrare - deklaroi Ilir Meta. Ai permendi se 8 maji do te jete dita e zgjedhjeve vendore dhe kjo reforme zgjedhore duhej te kishte nisur kohe me pare pra LSI eshte per nje reforme gjitheperfshirese. Meta kerkoi njekohesisht qe te gjithe anetaret e LSI-se te mblidhen se bashku ne menyre te qyteteruar diten e hene ne Pallatin e Kongreseve jo vetem per te konfirmuar arritjet e nje bashkeqeverisje dhe per te treguar arritjet ne BE dhe vendosmerine per te ecur ne rrugen e integrimit dhe per te deshmuar se kjo eshte rruga e vetme qe shqiptaret te levizin pa viza drejt BE-se. Meta akuzoi edhe opoziten e cila po pengon proceset integruese te vendit e ndersa mazhoranca ka qene mbeshtetese per te kapercyer keto pengesa. Ndersa u vijezuan arritjet e nje bashkeqeverisjeje te mire dhe arritjet per ne BE zv. Kryeministri theksoi se Parlamenti i Shqiperise do te votoje ligjin per Gjykaten Administrative pasi kjo gjykate mbron biznesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›