Lorik Cana ne mbrojtje luan edhe per femijte
Lideri shpirteror i Kombetres se Shqiperise Lorik Cana u shpall dje ambasador i linjes telefonike Alo 116 e cila mbron te drejtat e femijeve. Gjithmone ne jeten dhe karrieren time jam munduar qe te perfaqesoj te drejtoj te jap nje shembull dhe ti bej te enderrojne te gjithe femijet shqiptar. Sigurisht qe per te ndihmuar femijet nuk eshte e lehte ka shume njerez qe kane deshire por ndonjehere nuk arrihet dicka konkrete. Ne kete rast me linjen Alo 116 sipas rezultateve me te vertete u ka ofruar nje mundesi femijeve tane qe te kene mundesi per te kerkuar ndihme. Si pjese e ketij vendi e ketij kombi e ndjej si detyre e ndjej si krenari qe te perfaqesoj dhe te ndihmoj keta femije qe jane te mrekullueshem. E ndjej veten pjese te ketij vendi dhe megjithese kam jetuar me shume jashte Shqiperise jam perpjekur te jeme gjithnje afer popullit tim dhe ne cdo rast kur kane nevoje per mua do te jap kontributin tim maksimal si ne fushe edhe jashte saj u shpreh Cana. nje nisem e tille e mesfushorit te kombetres shqiptare nuk eshte e para per futbollistin e Galatasarait ne Turqi. Ne mendjen e te gjitheve mbetet dhurimi i 10 mije eurove personave te demtuar nga permbytjet ne Veriun e Shqiperise janarin e ketij viti.
Lojtari me i shtrentje shqiptar i te gjitha koherave ka qene gjithmone i vemendshem ndaj problematikes ne vendin tone por dhe ne Kosove ne shtetin e tij te lindjes. Ne nentor te vitit 2007 Lorik Cana atehere kapiteni i ekipit te Marsejes u be anetar i nderit te Fondacionit te Femijeve Shqiptare Domenick Scaglione presidente e te cilit eshte zonja Liri Berisha. Lorik Cana ishte nje nder emrat e shquar te ndeshjes se bamiresise se organizuar nga ish-kapiteni i Marsejes Fabio Celestini ne emer te Fondacionit 4-4-2 ne Zvicer. Kapiteni i Sanderlendit Lorik Cana ne fund te dhjetorit te vitit 2008 u dekorua nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me Urdhrin Ambasador i Kombit teksa me pare eshte perzgjedhur nga UNICEF-i edhe ambasador i kesaj organizate ku kete status e gezojne emra te elites boterore si Kaka Ronaldinjo Andrij Shevcenko Ronaldo Zinedin Zidan etj. Gjate vitit 2009 Lorik Cana u shpall fituesi i Yjeve te pokerit nje gare e organizuar nga televizioni francez Canal Plus. Kapiteni shqiptar i Sanderlendit fitoi jo pak por 100 mije euro te cilat sipas tij do ti perdore per ti ardhur ne ndihme familjeve ne Kosove. Pervecse lojtari me i njohur shqiptar Lorik Cana eshte gjithashtu ambasador i OKB-se ne vendet e varfra. Ai eshte perfshire shpesh ne iniciativa bamiresie sidomos ne raste fatkeqesish. Bamiresia e Canes nuk mungoi as ne rastin e tragjedise se Gerdecit
rreth 2 vjet me pare.