E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coraz Shqiptaret pa viza per Krishtlindje

Shqiptaret do te mund te levizin pa viza ne hapesiren Shengen per Krishtlindje. Europarlamentarja Anna Maria Coraz deklaroi se opinioni i KE-se per vendin tone eshte pozitiv dhe se tashme i mbetet vetem Keshillit te Ministrave per te dhene vendimin e fundit. Aty nga Krishtlindjet shqiptaret do te mund te udhetojne pa viza ne zonen Shengen. Po negociojme me Keshillin e Ministrave te BE-se. Perderisa opinioni i KE-se eshte pozitiv besoj se i tille do te jete edhe ai i Keshillit te Ministrave. Vleresoj si mjaft te rendesishme levizjen qe beri Presidenca suedeze e BE-se vitin e kaluar ne saje te se ciles Keshilli ra dakord per nje deklarate te perbashket me Parlamentin Evropian per te pershpejtuar sa me shume qe te jete e mundur procesin e liberalizimit te vizave - tha Coraz. Europarlamentarja u shpreh se pas miratimit nga Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme i Parlamentit Evropian synimi do te jete negocimi per seancen plenare te Parlamentit qe do te zhvillohet javen qe vjen dhe sidomos per votimin ne Keshillin e Ministrave te Brendshem te BE-se. Grupi yne i Partive Popullore Evropiane ka mbajtur nje pozicion realist dhe te besueshem te mbeshtetur ne vleresimin e Komisionit Evropian sipas te cilit kriteretdhe standardet per liberalizimin e vizave jane plotesuar nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina - tha ajo. Lidhur me situaten e trazuar politike qe po kalon vendi eurodeputetja gjermane i ben thirrje klases shqiptare qe te marre pergjegjesite qe i takojne. Edhe ne Bruksel ka nje mesazh per politikanet e Shqiperise
Merrni pergjegjesite tuaja. shte fjala per popullin dhe vendin tuaj. Parlamenti Evropian dhe KE-se nuk mund te bejne punen tuaj. Ne vetem ju mbeshtesim - tha Anna Maria Coraz . Sipas saj pergjegjesia qendron ne rralle te pare tek autoritetet e Shqiperise dhe te Bosnje- Hercegovines dhe nuk mund te jene autoritetet evropiane ato qe mund ti zevendesojne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›