E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi online i sigurimeve shoqërore, miratohet pr/ligji

TIRANE - Të gjithë punëdhënësit duhet t’i deklarojnë on line kontributet e sigurimeve shoqërore të punonjësve të tyre, duke krijuar kështu arkivën elektronike.
Është ky thelbi i projektligjit të miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë shpjeguar se kjo formë e deklarimit të sigurimeve shoqërore do të reduktojë punën në të zezë dhe do të minimizojë kontaktet direkte mes tatimorëve dhe bizneseve.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë shpjeguar se krijimi i arkivës elektronike të sigurimeve shoqërore do të ndihmojë në ballafaqimin e të dhënave që deklaron biznesi.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›