E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e jashtëm të BE ashpërsojnë sanksionet kundër Sirisë

BRUKSEL - Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur sanksione të tjera kundër Sirisë, në mënyrë që të ndalohet dhuna ndaj kundërshtarëve të qeverisë.

Sanksionet e reja drejtohen ndaj 22 anëtarëve të tjerë të udhëheqjes siriane si dhe ndaj tetë sipërmarrjeve, bëhet e ditur në Bruksel. Ndër to janë po ashtu edhe shumë përfaqësues të ushtrisë.

Në takimin e sotëm, ministri i Jashtëm holandez Uri Rosenthal kërkoi dorëheqjen e presidentit të Sirisë Baschar al-Assad. Ministri gjerman Guido Westerwelle foli përsëri për atë që dhuna në vendin arab të bëhet temë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

(er.nu/DW/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›