E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Trojka këmbëngul për 6 masa shumë të rrepta

ATHINE - 6 kërkesa themelore paraqesin krerët e Trojkës (BE, BQE, FMN) për të dhënë miratimin e tyre në lidhje me financimin e programit të shkëmbimit të bonove greke PSI dhe vendosjen e marrëveshjes për kredinë e re. 

Mbylljen e 100 institucioneve me dëbimin nga puna të 10.000 nënpunësve.
- Prerjen e pagës së 13-të dhe 14-të.
- Heqjen e maturiteteve.
- Reduktimin e pensionit shtesë.
- Ulje e kostove së punës në shërbimet DEKO dhe në Bankat.
- Liberalizimi i plotë i Profesioneve të mbyllura. 

Siç del nga diskutimet që filluan të premten e kaluar, si me kryeministrin Papadhimos ashtu dhe me ministrin e Financave Venizelos interesimi i tyre është fokusuar në mënyrë të qartë dhe kategorike, në uljen e kostos së pagave në sektorin privat dhe ndërmarrjet publike DEKO, në uljen e pensioneve suplementare, në prerjen e pagës së 13 dhe 14, në mbylljen e institucioneve shtetërore, duke dëbuar nga puna (8000-10000 nëpunës) dhe liberalizimin e plotë të profesioneve të mbyllura. 

Trojka synon që këto masa të votohen nga Parlamenti i sotëm grek dhe të fillojnë të zbatohen drejtpërdrejt nga qeveria aktuale.
Në të njëjtën kohë Konfederata e Përgjithëshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE) dhe organizatat e punëdhënësve janë pranë marrëveshjes për të zvogëluar shpenzimet e kostos së punës. 

Pikat kyçe të ofrimit të tyre pritet të finalizohen në një takim, që do të zhvillohet jo më vonë se të martën, 24 Janar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›