Ambasadorja Angelina Jolie dhe Ballkani
Se sa tronditës është Ballkani, me primitivizmin e tij për të glorifikuar krimin dhe rezultatet e krimit, dhe se sa e dhimbshme është të konstatosh se ata të cilët jetojnë jashtë Ballkanit e kuptojnë më mirë tragjizmin ballkanik, e dhanë dy ngjarje, të cilat, ndonëse i përkasin temës së Bosnjë-Hercegovinës, zbulojnë diçka të errët dhe të ankthshme, që frymon genin ballkanik. Ngjarja e parë është filmi i ri i jashtëzakonshëm dhe i suksesshëm i aktores me famë botërore, Angelina Jolie, “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, ku ajo për herë të parë shfaqet në rolin e regjisores dhe të skenaristes. Filmi, i cili fitoi çmimin special të producentëve “Guild of America” dhe është nominuar edhe për dy çmime të tjera “Golden Globe” dhe “Stenli Kramer”, përshkruan historinë rrëqethëse të dashurisë mes një artisteje boshnjake dhe një oficeri serb përpara fillimit të luftës së përgjakshme në Bosnjë në vitin 1992, dhe të cilët takohen gjatë luftës, ai në pozitën e komandantit të kampit të përqendrimit dhe ajo në pozitën e një të burgosure, që e përdhunojnë rojet serbe. Ngjarja e dytë është festimi pompoz, që organizoi në Banja Luka të Bosnjë-Hercegovinës më 9 janar 2012-të qeveria e të quajturës “Serpska republika”, me rastin e 20-vjetorit të shpalljes së këtij entiteti të ri administrativ dhe politik. Nuk i lidh vetëm tema e Bosnjës këto dy ngjarje. I lidh intonimi i tyre si dëshmi e luftës së përjetshme mes kujtesës për krimin dhe mburravecërisë kriminale ballkanike për ta glorifikuar atë.
Angelina Jolie është ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së. Është edhe anëtare e Këshillit amerikan të politikës së jashtme. Një ambasadore e kontributeve të mëdha humanitare, e cila në këtë rast shpalos artin e saj të fuqishëm për të mbajtur gjallë kujtesën dhe mësimin mbi një luftë, mbi një krim dhe mbi një genocid të pashoq në historinë e Europës pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo nuk është as serbe dhe as boshnjake, dhe artistikisht dhe filozofikisht qëndron mbi palët. Por instinkti dhe vokacioni i saj i madh artistik, intelektual dhe human, e nxiti t’i japë ekranit dhe kinematografisë botërore një nga dëshmitë artistike më autentike për realitetet historike moderne të Ballkanit. Gjenerali amerikan Uesli Klark, ish-kryekomandant i përgjithshëm i forcave të NATO-s, deklaroi, pasi asistoi në premierën e filmit në Amerikë më 23 dhjetor, “Unë kam qenë atje gjatë luftës dhe ky film ishte i rëndë për t’u parë, por krejtësisht i vërtetë dhe i besueshëm dhe artistikisht i jashtëzakonshëm”.
Angelina Jolie vjen nga bota sublime e artit dhe nëpërmjet fuqisë dhe magjisë së artit kërkon të lëvizë kambanat e mësimit nga historia, në radhë të parë për ballkanasit. E thotë bukur një nga aktoret kryesore të filmit, Vanesa Glodjo, e cila vetë është plagosur gjatë luftës në Sarajevë: “Frika jonë është se njerëzit nuk duan të dinë se çfarë ka ndodhur dhe, duke qenë injorantë për atë që ka ndodhur, japin mundësi, që kjo mund të ndodhë përsëri”. Premiera e filmit u dha në SHBA një ditë përpara Krishtlindjeve, si një mesazh paqeje dhe qetësimi për shpirtrat e atyre 200 mijë vetëve që u vranë dhe sidomos të atyre 20 mijë vajzave dhe grave, që u përdhunuan nga serbët, por edhe si një ftesë uljeje koke dhe pendimi për ata, që i shkaktuan këto mizori, të padëgjuara që nga koha e holokaustit. Por se si mund të priten këto mesazhe paqeje nga ata, që gëzojnë kolltuqet e produktit të krimit, është lehtë të merret me mend. Në të quajturën “Serpska republika”, disa ditë më vonë, dhe konkretisht më 9 janar 2012, udhëheqësit festuan 20-vjetorin e shpalljes së “Serpska republikës”, akt i ndërmarrë nga forcat serbe në kulmin e ngjarjeve makabre të konfliktit të përgjakshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Produkti i krimit, pra “Serpska republika”, u festua si një fitore e madhe dhe u glorifikuan dhe u nderuan shpallësit e këtij produkti artificial politik dhe administrativ serb. Dhe që mjerimi ballkanik dhe ironia të jenë sa më të mëdha, fakti është se themeluesit e “Serpska republikës”, janë kriminelët ndërkombëtarë të luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, që ndodhen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të Krimeve të luftës në ish- Jugosllavi, si dhe krimineli tjetër ndërkombëtar, Momçillo Krajishnik, i cili u dënua po në Hagë, në vitin 2009 me 20 vjet burg, për krime kundër njerëzimit. Produkti dhe vepra e këtyre kriminelëve ndërkombëtarë të luftës u celebrua në Banja Luka me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, të kryeministrit dhe të zëvendëskryeministrave të Serbisë, të princit Karagjorgjeviç dhe të patriarkut Irinej të kishës ortodokse serbe, i cili “Serpska republikën” e cilësoi si “shteti më i ri serb”, duke bërë kështu thirrje të hapura separatiste për shkëputjen nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës. Nuk mund të mungonte në këtë festim separatist edhe Rusia, e cila me këtë rast, nga presidenti Dimtri Medvedev i akordoi një dekoratë të lartë presidentit aktual të “Serpska republikës”, Milorad Dodiç, që është sot ndër politikanët më destabilizues të Bosnjë-Hercegovinës dhe që po udhëheq një fushatë të vërtetë drejt një konflikti të ri. Është politikani, i cili nuk pranon se ka ndodhur genocidi i Srebrenicës, ndonëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka klasifikuar zyrtarisht dhe juridikisht si genocid.
Natyrisht “Serpska republika” sot njihet edhe si një kompromis i Marrëveshjes së paqes të Dejtonit të dhjetorit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnjë, dhe iu ofrua Beogradit si kompensim për ndërprerjen e luftës. Ajo që duhet theksuar, është fakti që udhëheqësit e tanishëm të Serbisë dhe të “Serpska republikës” nuk festojnë datën apo vitin, kur ia dha Marrëveshja e Dejtonit këtë status, por festojnë datën dhe vitin, kur kriminelët ndërkombëtarë të luftës e krijuan mbi gjakun dhe genocidin ndaj boshnjakëve të pafajshëm. Kjo është një sfidë sinjifikative dhe ka shijen e një provokacioni, jo vetëm ndaj popujve dhe shtetit të Bosnjë–Hercegovinës, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ndaj përpjekjeve të saj të djeshme për të ndaluar luftën dhe përpjekjeve të sotme për të ruajtur paqen dhe për të ngritur shtetin unik të Bosnjë- Hercegovinës. Kjo tregon se pendimi nuk erdhi kurrë në “Banja Luka” dhe udhëheqësit e tanishëm atje vazhdojnë me forma të reja vijën e paraardhësve, të cilët sot janë në Hagë.
Është një realitet tronditës, që nuk ka të bëjë vetëm me çka ngjet dhe çfarë mund të ngjasë në Bosnjë-Hercegovinë. Është një realitet, që në një formë apo tjetër, ka dhe mund të ketë pasojat e veta në gjithë Ballkanin. 16 vjet pas mbarimit të luftërave në ish-Jugosllavi, shumë vetë, qoftë në Ballkan, qoftë dhe jashtë tij, ende s’i kanë kuptuar mirë rrënjët e asaj tragjedie. Por njerëzit e mëdhenj, artistët e mëdhenj dhe shpirtrat e mëdhenj në Amerikën demokratike dhe në Europën demokratike, kanë pasionin e deshifrimit të dhimbjes njerëzore dhe me misionin e tyre të lartë artistik i shërbejnë kujtesës dhe reflektimit të njerëzimit. “Filmi është për luftën e Bosnjës, shprehet A.Jolie, por është gjithashtu universal”. Vepra e Angelina Jolie është diçka e rrallë dhe e jashtëzakonshme, sepse me nuhatjen e thellë të artistit dhe të diplomates, ka zbërthyer thelbin e lëmshit ballkanik, të cilin nuk e kuptojnë ende shumë politikanë apo diplomatë në Ballkan. Angelina Jolie bëri një konkluzion tepër të saktë politik dhe diplomatik, kur deklaroi se “Serpska republika” është produkt i një lufte genocidiale mbi myslimanët dhe duhet abroguar. Ne na vjen mirë, sepse në faqet e kësaj gazete kemi analizuar disa herë karakterin artificial dhe nevojën e rishikimit të këtij kompromisi fatkeq të Marrëveshjes së Dejtonit. Ambasadorja Angelina Jolie e kupton Ballkanin më mirë edhe se shumë zyrtarë të lartë të rajonit, nga Beogradi në Tiranë, që vrapojnë të kodifikojnë separatizmin e “Serpska republikës”. Vepra, që aktorja e famshme amerikane krijoi me filmin e saj të jashtëzakonshëm për Bosnjën, është shembull klasik i raportit të një intelektualeje dhe artisteje të madhe me realitetet tronditëse të jetës dhe të historisë ballkanike, dhe ftesë për të neveritur normën ballkanike të mjerimit intelektual të pajtimit me të keqen dhe me krimin.
Ambasadorja Jolie ka kryer një mision të madh fisnik, artistik dhe diplomatik. Me shfaqjen e filmit, në websajtet serbe u sul kundër saj e gjithë malokëria serbe, me shpifjet dhe fyerjet më të ulta, të cilat janë mënyrë jetese dhe identitet i atyre, që megjithëse kanë mësuar anglisht dhe serfojnë në internet, kanë mbetur te ulërimat e ujqërve, në mesin e të cilëve u rritën. Kultura dhe arti kanë fuqi të madhe dhe jetëgjatësi më të madhe se ujqërit dhe fëmijët e ujqërve. Angelina Jolie i dhuroi Ballkanit një pishtar të madh për udhërrëfimin intelektual, shpirtëror dhe artistik. Një artiste e paqes dhe një ambasadore e paqes, që vjen me një mesazh të madh nga vendi më demokratik i botës.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)