Deko mund të jetë me Shqipërinë
Deko do të jetë i gatshëm për Kombëtaren portugeze, pikërisht për sfidën e 15 tetorit që skuadra e Karlos Kueiroz do të luajë në Bragë kundër Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga federata luzitane, e cila theksoi se mesfushori i Çelsit mund të jetë në dispozicion të skuadrës, duke filluar që prej javës së ardhshme. Braziliani i natyralizuar si portugez qëndron prej dy javësh larg fushave të lojës, për shkak të një tërheqje muskulore. "Shpresat janë që Deko të rikuperohet në kohë nga dëmtimi që e mban prej dy javësh pa u aktivizuar", citonin burime pranë skuadrës. "31-vjeçari është bashkuar normalisht me pjesën tjetër të skuadrës për eliminatoret e Botërorit 2010 dhe do të vazhdojë të stërvitet nën kujdesin e stafit mjekësor. Sipas të gjitha gjasave, ky lojtar shumë i rëndësishëm për Portugalinë mund të mungojë në sfidën e së shtunës, në fushën e Suedisë. Megjithatë, besohet se ai do të luajë (nuk është saktësuar si titullar apo si zëvendësues) në takimin e së mërkurës me Shqipërinë".