E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra-Ronaldo, sfida për "Topin e Artë"

Dy pretendentët për "Topin e Artë" do të sfidojnë njëri-tjetrin të shtunën në Stokholm, në Suedi-Portugali, ndeshje shumë e rëndësishme për grupin 1 të eliminatoreve të Botërorit, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Për Zlatan Ibrahimoviç është rasti i fundi për të zbritur nga froni parisian Kristiano Ronaldon, super favoritin në rrugën drejt trofeut individual më të famshëm të Evropës. Portugezi ka fituar Champions League dhe në Evropian ka bërë një paraqitje më të mirë në krahasim me Ibrën, që u eliminua në ndeshjet në grupe. Ndërsa iberikët kanë arritur deri në gjysmëfinale kundër Gjermanisë. Suksesi në Champions është për Ronaldon një garanci speciale, e cila vlerësohet shumë nga ana e France "Football". Nëse i shtojmë kësaj dhe fitimin e Premier League dhe paraqitjen në Botërorin e klubeve me Mançester Junajted, për Ibrën, që ka fituar "vetëm" titullin e Italisë, fati duket se është i paracaktuar: duhet të synoj vitin e ardhshëm, predikojnë ekspertët. Megjithatë loja ende është e hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›