Shkrimtari francez promovon "misteret e Napolit"
Dominique Fernandez ka virtytin që tërheq dhe ruan të pandryshueshëm simpatinë e lexuesit ndaj tij. Por virtyti më i madh i një shkrimtari mbetet para së gjithash talenti: e në këtë rast, edhe nëse numri i atyre që e ndjekin ulet ndjeshëm, talenti i Dominique Fernandez mbetet i padiskutueshëm. Në Itali, aty ku veprat e tij përkthehen më shpesh se në çdo vend tjetër, janë të shumtë ata që e kujtojnë librin "Porporino ose misteret e Napolit". Në këtë kuadër, stina Ndërkombëtare e Muzikës Klasike do të sjellë sot në Tiranë një protagonist të rëndësishëm të letërsisë, për të promovuar një nga librat e tij më popullorë "Porporino ose misteret e Napolit" në një takim të dyfishtë, ku krahas promovimit do të ketë edhe një koncert nga Akademia e Silingit. Të dyja takimet do të mbahen sot në Akademinë e Arteve. Romancieri dhe studiuesi francez Dominique Fernández, italian me famë ndërkombëtare, fitues i çmimit "Prix Médicis" dhe "Prix Goncourt", do të prezantojë në Akademinë e Arteve në Tiranë, në romanin e tij ngjarjet e të cilit janë ambientuar në Napoli në gjysmën e dytë të viteve ‘700. Përreth figurës imagjinare të protagonistit Porporino, këngëtar i kompanisë së sopranove të seksit mashkull. Në roman, ai na sjell ngjarje e personazhe të vërteta, duke nisur që nga i riu Moxart deri tek i jashtëzakonshmi Farinelli, që nga ekonomisti Galiani deri tek e mrekullueshmja Lady Hamilton, mbi sfondin e një Napoli të rafinuar e të pisët, kryeqytet i arkitekturës dhe i artit, pikëtakimi i Evropës vezulluese njësoj si Parisi dhe Londra.
Dominique Fernandez, shkrimtar me famë ndërkombëtare, ka lindur në Paris në vitin 1929. Letërsia e tij përfshin studime të karakterit kritik letrar, romane por edhe shumë udhëtime. Ai konsiderohet si një prej italianistëve më të mëdhenj francezë.
Dominique Fernandez, shkrimtar me famë ndërkombëtare, ka lindur në Paris në vitin 1929. Letërsia e tij përfshin studime të karakterit kritik letrar, romane por edhe shumë udhëtime. Ai konsiderohet si një prej italianistëve më të mëdhenj francezë.