Mjekësi, SHBA, vajzat arrijnë pubertetin në moshën 7-8 vjeçare
NJU JORK- Studimet e reja tregojnë se vajzat amerikane po arrijnë pubertetin në moshë shumë më të vogël se disa dhjetëvjecarë më përpara.
Studimi i publikuar dje në gazetën “Pediatrics” në SHBA tregon se vajzat po arrijnë pubertetin në moshën 7- 8 vjecare.
Kërkimet kanë bërë që të rritet shqetësimi mbi impaktin që mund të ketë në sjelljet dhe në rrezikun e kancerit të gjirit kur këta vajza të rriten.
Përveç kësaj, studimi ka treguar se te vajzat që kanë arritur pubertetin e shpejtë rezulton të kenë më pak respekt ndaj vetes dhe ndaj trupit të tyre. Si dhe janë më shumë të predispozuara të përfshihen në sjellje të rrezikshme, deri në shtatzani të padëshiruara.
Në studim u përfshinë 1239 vajza të moshës 6-8 vjeçare nga tre shtete në SHBA.
10 % e vajzave të bardha të moshës 7 vjecare raportohen të kenë zhvillim të gjoksit, ndaj 5 % që ishin në studimin e publikuar në 1997. Ndërsa tek vajzat 7 vjecare me ngjyrë 23 % e tyre e nisin pubertetin në këtë moshë, në krahasim me 15 % që studimi kishte konstatuar në 1997.
Autori kryesor i studimit, Dr Frank Biro, drejtor i Mjekësisë së Adoleshentëve në Spitalin e fëmijëve Cincinnati, shpjegon fenomenin me rritjen e obezitetit.
Edhe Dr. Luigi Garibaldi i spitalit të fëmijëve Pittsburgh bie dakord me këtë konkluzion. Ai thote se në vitet 1700 mestruacionet tek vajzat shfaqeshin në moshën 17- 18 vjecare, për shkak të kequshqyerit.
Tani për shkak të ushqimit të bollshëm, mosha e fillimit të pubertetit ka rënë në mënyrë të qëndrueshme. Dr Stanley Korenman i Universitetit të Kalifornisë thotë se ndikojnë dhe faktorët e mjedisit.
Një mënyrë për të ngadalësuar pubertetin, doktorët këshillojnë një dietë të balancuar ditore dhe aktivitet fizik të rregullt
(s.g/BalkanWeb)