Masterat te Filologjiku rrezikojnë mbylljen
Nga Esmeralda Keta
njëri nga profilet e ciklit të dytë të studimeve në fakultetin e Filologjikut, në degën e Gjuhë-Letërsisë rrezikon të mbyllet. Kjo pasi e kanë zgjedhur vetëm tre studentë
TIRANE-Duket se hapja e Ciklit të Dytë të Studimeve dhe Masterave ende nuk e ka kaluar fazën eksperimentale. Kjo edhe për problematikën që shfaqin herë pas herë. Kështu, njëri nga profilet e ciklit të dytë të studimeve në fakultetin e Filologjikut, në degën e Gjuhë-Letërsisë rrezikon të mbyllet. Kjo pasi e kanë zgjedhur vetëm tre studentë dhe ajo nuk mund të funksionojë me kaq pak të rinj. Drejtuesit e fakultetit kanë gjetur një tjetër zgjidhje, duke i çuar me "detyrim" studentët me mesatare të lartë në këtë profil, por kjo ka ngjallur reagimin e tyre, pasi ata refuzojnë të specializohen në një profil që nuk iu pëlqen.
Problemi
Ata që kanë fituar të drejtën për të nisur ciklin e dytë të studimeve në degën e Letërsisë në universitetin e Tiranës kanë hartuar një peticion kundër vendimit të dekanatit, i cili nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre për profilin ku duan të specializohen. Kështu ata janë ndarë në dy profile: Gjuhësi e sotme dhe Gjuhësi e vjetër, të cilën e kanë zgjedhur vetëm tre studentë, ndërsa për gjuhësi të sotme kanë shprehur dëshirë gjithë pjesa tjetër e fituesve. Mirëpo, Gjuhësia e Vjetër rrezikon të mbyllet si specialitet, pasi ajo nuk mund të funksionojë vetëm për tre studentë. Për të shmangur këtë, drejtuesit e fakultetit kanë vendosur që të bëjnë një rishpërndarje më të drejtë të studentëve, pavarësisht preferencave të tyre. Kështu, ata që kanë pasur notën mesatare më të lartë i kanë kaluar te Gjuhësia e Vjetër, megjithëse kanë aplikuar për Gjuhësi të Sotme. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga vetë të rinjtë. Ata kanë hartuar një peticion dhe e kanë dërguar në dekanat, me anë të të cilit kërkojnë që në profilizimin e tyre të merret në konsideratë preferenca që ata vetë kanë. "Është absurde kjo që kanë vendosur të bëjnë ata. Unë dua të specializohem në Gjuhësi të Sotme, dhe këtë e kam shënuar edhe në formularin që fakulteti na ka shpërndarë. Tashi unë e gjej emrin te Gjuhësia e Vjetër, e cila mua nuk më pëlqen. Si mund të bëhet një gjë e tillë? Edhe na pyesin, edhe bëjnë si duan vetë", - shprehet e irrituar njëra nga vajzat që, në këtë rast, mesatarja e mirë e ka ndëshkuar, pasi e kanë kaluar në preferencën që ajo nuk e do. Ata shprehen se do të presin deri të martën, kur shkolla të rinisë sërish pas pushimeve dhe deklarojnë se nëse fakulteti nuk i merr parasysh pretendimet e tyre, atëherë ata do t'i drejtohen rektoratit. "Ky është një specializim dhe atë do ta vendos unë se ku dua të profilizohem, e jo fakulteti", - shprehet e vendosur ajo.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)