E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekonspirohet operacioni, drejtori i Azotikut e shkarkon skrapin para se të vinte policia

Share

Operacioni i oficerëve të antikrimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Fierit për arrestimin e drejtuesve të uzinës së Azotikut dyshohet se është dekonspiruar, raporton Shqip.

Vjedhja ka mbetur në tentativë për shkak të një dekonspirimi të operacionit të koduar Skrapi.

Oficerët e policisë, që ishin duke survejuar veprimet e dyshuara si të paligjshme, kanë dëshmuar diçka që nuk pritej.

Pak para se rimorkioja e kamionit të mbushej me skrap, shoferi i mjetit të rëndë i ka shkarkuar të gjitha mbetjet metalike dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Ndërkohë oficerët e antikrimit ekonomik kanë ndërhyrë duke vënë në pranga drejtorin e Uzinës së Plehrave Azotike, Ferdinand Doksani, juristin e kësaj uzine, Julian Hoxha, magazinierin Sotiraq Llazi dhe përgjegjësin e rojeve, Ali Liçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›