Dështimi i tretë

Komisioni parlamentar i Ligjeve as sot nuk shqyrtoi ndonjë kandidaturë për Presidentin e ri të vendit. Në mbledhje morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, të cilët depozituan në Kuvend një raport të shkurtër, sipas të cilit në këtë komision nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Procedura ligjore thuajse u bë formalisht pasi dihej edhe më parë se nuk do të kishte ndonjë kandidaturë që të kishte siguruar 20 firmat e deputetëve të Kuvendit. Kështu, që seanca e sotme e Kuvendit për raundin e tretë do të digjet, duke lënë zgjedhjen e Presidentit të ri në raundet e tjera.
Tanimë kanë mbetur edhe dy raunde, ku Presidenti zgjidhet me një mazhorancë të thjeshtë prej 71 votash të deputetëve. Partia Demokratike me aleatët nuk e kanë të vështirë të vendosin për Presidentin e ri, në një kohë që Ilir Meta, me më shumë vota pas PD-së, deri më tani ka deklaruar shprehimisht se do të votojë kandidaturën e Zaganjorit dhe se do t’i qëndrojë marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike. /S.Ll/Start/
2012-06-08 10:09