E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushuesit braktisin plazhin e Durrësit pas ekzekutimeve mafioze

Share

Vjet pronarët e lokaleve dhe hoteleve në zonën e Durrësit u ankuan se ishte ndoshta viti më i keq i punës. Shkaku ishte kriza ekonomike dhe nami i keq i plazhit për ndotje e papastërti. Sot këto dy probleme qëndrojnë sërish, por atyre iu është shtuar edhe një i tretë: ekzekutimet mafioze në zonën e plazhit. Siç raporton e përditshmja GSH, zona pranë Shkëmbit të Kavajës është braktisur pasivisht këto ditë, pas dy vrasjeve mafioze. Pronarët e lokaleve dhe hoteleve thonë se frekuentimi ka qenë thuajse inekzistent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›