E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Saninno dështon bashkë me raundin e 3-të

 Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur konsensus, ndërsa në garë jo zyrtarisht por i mbështetur nga mazhoranca mbetet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.

 Për të hyrë zyrtarisht në garë për kreun e Shtetit, kandidati duhet të marrë firmat e 20 deputetëve në Parlament. As ardhja e Stefano Saninnos, i dërguari i komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, nuk i ka përfaruar palët.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka zhvilluar takime të shumta, duke dëgjuar palët mbi qëndrimet e tyre. Pavarësisht se ka mbyllur raundin e parë të takimeve, Saninno ka zhvilluar sërish takime të tjera në përpjekje për të gjetur konsensusin midis palëve.

Por, teksa sot në orën 10:00 ashtu sikurse është thënë zyrtarisht do të zhvillohet votimi tjetër për Presidentin e ri, asnjë kandidat nuk është në garë zyrtarisht. Mazhoranca vazhdon të mbështesë Zaganjorin, ndërsa opozita është kundër kësaj kandidature, teksa ka qëndruar thuajse në heshtje këto ditë, duke mos paraqitur asnjë kandidat dhe duke i kërkuar mazhorancës kandidatë të tjerë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-08 08:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›