Dekorimi i Kryegjyshit nga Imami

Sali Niazi Dede, kryegjyshi bektashi i cili në vitin 1941 refuzoi të njohë Viktor Emanuelin e Dytë si mbret të shqiptarëve u dekorua nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami me titullin “Dëshmor i Atdheut”.
Vrasja e tij nga pushtuesit italianë shënoi një prej ngjarjeve më kulmore të rezistencës antifashiste, ç’ka sipas ministrit Imami e rreshtoi komunitetin bektashi krah atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e kombit shqiptar.
Kryegjyshi Salih Niazi Dede njihet ndryshe edhe si themeluesi i kryeqendrës botërore bektashiane në vendin tone. Ai u vendos në Shqipëri në vitin 1930 pas ardhjes nga Turqia. Gjatë ceremonisë u kujtua edhe 65-vjetori i pushkatimit nga diktatura komuniste të Baba Ali Tomorrit dhe Baba Shefqet Koshtanit.