PS dorëzon në Kolegj padinë e radhës

Ankesa është depozituar nga deputet, Fatmir Xhafaj, dhe përfaqësuesit e tjerë ligjorë të Partisë Socialiste.
Padia e depozituar është e përbërë nga 61 faqe, ku PS jep argumentet e saj për manipulimin e votave në Tiranë në të 284 qendra votimi.
“Kemi analizë të gjendjes faktike që del nga numërimi i regjistruar në kaseta filmike, procesverbale të administruara në komision nga grupet e numërimit dhe atyre më pas me ndërhyrjet që ka bërë KQZ. I kemi parë kasetat një për një dhe po i dokumentojmë”, tha një ditë më parë Xhafaj.
Kodi zgjedhor parasheh se një parti ose subjekt ka pesë ditë afat për të depozituar në Kolegj kërkesën ankimore, i cili nga ana e tij ka dhjetë ditë kohë për të vendosur për ecurinë e procesit të zgjatur zgjedhor për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Vendimi i KQZ-së u mor të shtunën në mbrëmjen, ku u hodhën poshtë dy kundërshtitë e PS-së, ku kundërshtohej vendimi i KQZ-së të 25 qershorit, që shpalli fitues në Tiranë kandidatin demokrat, Lulzim Basha me 93 vota, ndërsa nga ana tjetër kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë për 284 qendra votimi në kryeqytet. Tashmë vendimi i përket Kolegjit Zgjedhor, i cili brenda 10 ditësh duhet të marrë një vendim, çka do të mësojmë më pas fituesin përfundimtar për bashkinë e kryeqytetit. /S.Lleshi/Start/
2011-06-30 10:07