Dekorohen sot 4 perfaqësues të komuniteteve fetare
TIRANE-Nje dite pas festes se Pashkeve, ne Tirane, Presidenti Bamir Topi, do të dekorojë sot me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare për kontributin e tyre në ushtrimin e besimit, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Kreu i shtetit do të dekorojë kryetarin e komunitetit mysliman, Hafiz Selim Muça, kryetarin e komunitetit katolik, arkipeshkvi i Durrësit dhe i Tiranës, Monsijor Imzot Rrok Mirdita, kreun e komunitetit bektashi, Haxhi Dede Reshat Bardhi, si dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.
Topi është i pari president shqiptar që e ndërmerr këtë hap, për të dekoruar përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare në vend.
(d.b/BalkanWeb)