Dekorohet heroi i Kosoves, Shaban Polluzha

Prishtinë, 20 shkurt, 08:47, NOA - Me rastin e 64 vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, i cili u vra në shkurt të vitit 1945, në luftën çlirimtare në Drenicë, në Prishtinë, u mbajt një akademi përkujtimore, nën kujdesin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në akademi u tha se lufta e Shaban Polluzhës ka bërë që shqiptarët brez pas brezi të vazhdojnë ideologjinë e tij për shtetin e Kosovës.
Ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, ka lexuar dekretin përmes të cilit presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Shaban Polluzhës i jep urdhrin “Hero i Kosovës”, për punën dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
INA