Pasojat e motit, situate emergjente ne Qarkun Shkoder

Shkodër, 20 shkurt 12:54 NOA – Pjesa më e madhe e rrugëve kombëtare dhe sidomos atyre dytësore dhe rurale në qarkun Shkodër, janë të bllokuara.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA citon burime zyrtare nga shtabi i Emergjencës së ngritur në Qarkun Shkodër, si dhe nga policia rajonale.
Në rrethin Shkodër është i bllokuar aksi rrugor Shkodër-Dukagjin, në Malin e Shoshit ku ka rreth 1 metër dëborë.
Kurse aksi rrugor Shkodër-Pukë është i kalueshëm me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë.
Në rrethin Malësi e Madhe është i pakalueshëm aksi Rrapsh, Komuna Kastrat, Selcë, Qafë Bordolec deri në Vermosh.
Gjithashtu, i pakalueshëm është dhe aksi Bogë-Qafë Thorë, ku ka rreth 80 cm. dëborë.
Sakaq, në rrethin e Pukës janë të bllokuara rrugët rurale Pukë- Iballë dhe Pukë- Qelëz. Akset e tjera rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe vetëm për vetura.
Në të gjitha këto zona po punohet me makinat borëpastruese për zhbllokimin e tyre dhe shërbimet tona të Policisë Rrugore kanë shtuar kontrollin në këto akse dhe po përballojnë me suksese situatën e krijuar.
r.d/NOA