E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flake avioni ukrainas, 5 persona humbin jeten

Kajro, 20 janar, 09:07, NOA – Një avion i vogël i cili transportonte mall rus, pronë e një kompani ajrore ukrainase, ka marrë zjarr natën në aeroportin e Luxorit.

Të pesë anëtarët e ekuipazhit të tij kanë humbur jetën.

Zjarri mësohet se është krijuar gjatë kohës kur po bëhej transportimi i mallit që ishte në avion.

Ekuipazhi tentoi të shuante flakët, por ato u përhapën aq shpejt, saqë asnjëri prej tyre nuk arriti të mbesë i gjallë pas ngjarjes.

Viktimat ishin të kombësisë ruse dhe asaj ukrainase.

Avioni do të shkonte edhe në Ugandë e më pas do të rikthehej për furnizim në Ukrainë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›