Zgjedhjet, me pak se nje muaj nga rezultati Rozeta Rapushi
Ne me pak se nje muaj pritet qe te perfundoje e gjithe odiseja per rezultatin e Bashkise se Tiranes. Ne emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut, kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, u shpreh se nga dita e sotme KQZ do te nise me shqyrtimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor per hapjen e kutive te votimit. “Ne qe sot do te shqyrtojme vendimin dhe mund te dalim me nje vendimmarrje. Ndoshta nga dita e neserme do te nisim nga puna me proceduren e hapjes se kutive. Nje procedure e tille kerkon nje jave deri ne dhjete dite dhe me pas do te duhen edhe dhjete dite te tjera per procesin. Ne me pas se nje muaj pritet te mbyllet”, u shpreh Ristani. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se shpjegoi edhe situaten shume te debatuar ne lidhje me faktin pse KQZ nuk shpalli rezultatit paraprak per Bashkine e Tiranes, ku Edi Rama rezultonte para me 10 vota. Ai sqaroi se ne asnje rast, KQZ nuk detyrohet te jape rezultat paraprak dhe ne kete rast institucioni nuk e dha pasi kerkonte te ishte sa me korrekt. “Ne asnje rast nuk percaktohet me ligj, qe KQZ duhet te jape te dhena paraprake per rezultatet. Votat dalin ne ekrane, on-line, nga vendosja ne sistem te posacem per kete ceshtje, per te qene sa me transparent me zgjedhesit. Palet nxituan te shpallin fitues kandidatet e tyre, ne vetem nuk e nxorem ne tabelen e rezultateve sepse nuk eshte e sanksionuar me ligj”, shpjegoi Ristani. Sipas tij, cdo gje u dha live dhe rezultatet diheshin dhe KQZ per te qene korrekte nuk shpalli tabelen perfundimtare. Po keshtu, kreu i KQZ-se tha se nuk pret ndonje ndryshim te madh, sepse partite kane nje regjister shume te sakte, gati preciz per flete te kontestuara dhe po te kishte do e kishin shenuar ne librin e protokolleve, gje qe nuk e kane bere. “Une arsyetoj qe mund te mos kete shume flete te tilla, apo jane ne nje mase te paperfillshme, sepse po te kishte, se pari do te ishin bere shenimet ne materialin zgjedhor. Detyra e Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, eshte qe kur ka flete te kontestuara apo te pavlefshme ato duhet te shenojne se perse keto flete jane te tilla. Partite e dine me saktesi pothuajse precize kete. Integriteti eshte i garantuar nga i gjithe sistemi. Integriteti eshte 100 per qind”, vijoi Ristani. Sipas tij, partite politike e dine me saktesi se ku eshte cdo flete dhe cfare informacioni ka, ndaj dhe ato nuk jane ndjere. Ristani shtoi se mund te kete ndonje gje qe mund te kete shpetuar, por kjo do te shihet me zbatimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor. “Ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor, do te bejme ate procedure qe ka vendimi gjyqesor. Aty debati nuk ka qene per fletet, por per shkak te procedures. Tani jemi ne fazen e zbatimit te nje vendimi te gjykates. Une nuk mund ta zbatoje ndryshe nga c’eshte e shkruar nje vendim gjykate”, shtoi kreu i KQZ-se. Ai nuk perjashtoi proceduren ne vijim te procesit te ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor, por tha se pas nje veprimi te tille nga ana e KQZ-se me hapjen e te gjitha kutive te votimit, kjo nuk ka me kuptim.